Ura e premtuar në Bit Pazar vazhdon të ngel në harresë nga institucionet.
Qytetarët ankohen se ju rrezikohet jeta, kurse autoritetet e hudhin fajin tek njëra tjetra.
“Ende asnjë ndryshim tek ura këtu në Bit Pazar, e vendkalimi posht të cilin mund të shihni vazhdon të mbetet ilegal, gjë e cila ka shkaktuar edhe aksidente të shumta nga ku ka pasur edhe viktima”.
Ashensorët e kësaj urre mbeten jo-funksional,e çdo cep i urrës mbetet i mbushur me mbeturina.
E për çdo ditë, kryjohet kjo atmosferë.
Fatmirësisht që ka mirkuptim mes shoferëve dhe kalimtarëve, thonë qytetarët të cilët për çdo ditë kalojnë nga ky vendkalim, ata apelojnë që kjo problematik të zgjidhet sa më shpejt.
-“Kjo rrugë sigurisht ka rrezikun e vet. Meqenëse ju edini këtu e kanë bërë edhe mbikalimin këtu, mirpo është jo-funksional, për shkak që nuk ka liftë, edhe normalisht është pengesë për pleqtë. Kjo tregon se vullneti i popullit është më i madh sesa ligjet e shtetit. Rrezikohet, mirpo fatkeqësisht ka një mirkuptim mes shoferëve dhe kalimtarëve”.
-“Shteti i ka fajët, shteti nuk punon aspak a ndërsa për çdo ditë këtu shkelen njerëz”.
-“Duhet të rregullohen gjërat këtu. Nuk marrin vesh këto këtu, çfarë është kjo punë kështu njerëzit dalin në këmb e shkel vetura dhe pastaj çfar, dal fajtorë unë. Le ta rregullojnë këtë punë”.
Shumë herë zgjidhja e këtij problemi mbetet pa të zotë, drejtuam pyetje drejt Komunës së Çairit se si dhe kur do të zgjidhet ky shqetësim i qytetarëve, e përgjigja nga këtu të dërgon diku tjetër.
“Të gjitha bulevardet i menazhon Qyteti i Shkupit e jo komunat që e përbëjnë qytetin e Shkupit, ajo urë është dhënë me leje të qytetit të Shkupit dhe të gjitha procedurat tjera edhe për të mbyllur ose për ta vënë në funksion duhet që qyteti i Shkupit të përgjigjegjet”, u shpreh Visar Ganiu.
Pasi kreu i Çairit njoftoi se kjo çështje bie në kompetenca të Qytetit të Shkupit, drejtuam pyetje në këtë adres, por pa përgjigje. Kujtojm që kjo zonë është e njohur për aksidente të shpeshta trafiku, ku shpeshherë ka marrë edhe jetë njerëzish./tvklan.mk