UNT-ja hap dyert për studentët e rinj (VIDEO)

DO TË PRANOHEN 1225 STUDENTË, SHKENCAT KOMPJUTERIKE MË ATRAKTIVE

Me dokumente në dorë, të gatshëm për të filluar një etapë të re në jetën e tyre. Universiteti Nënë Tereza hapi dyert për student e rinj, e interesi nuk ishte i vogël.
Interesi më i madh ishte për:

“Kam zgjedhur shkencat informatike.
“Unë kam zgjedhur drejtimin “Shkencat kompjuterike dhe inxhinieri”
“Unë do të mësoj për informatikë”

E pse pikërisht ky drejtim është më atraktiv tek studentët e rinj.

“Më ka pëlqyer drejtimi. Mendoj se do të kem sukses në një Universitet si “Nënë Tereza”.
“Desha të dijë më shumë rreth IT-së sepse ka edhe zgjedhje më të shumta. Edhe ka të ardhura më të shumta”
“E kam zgjedhur se më pëlqen si fakultet”

E rektori i Universitetit, Izet Zeqiri, informoi se institucioni që ai e udhëheq, hap dyert për 1225 studentë, e drejtimet janë kryesisht drejtime deficitare.

”Interesimi i studentëve është shumë i madh pasi që të gjitha programet e Universitetit Nënë Tereza janë programe deficitare. E atë e tregon edhe interesi i tregut të punës për profile të tilla, por ashtu edhe studentët e punësuar që kanë diplomuar në Universitetin Nënë Tereza”

Aplikimi do të zgjatë deri në fund të kësaj jave, e rezultatet preliminare për pranimin e studentëve pritet të dalin më 1 shtator. Përveç shkencave kompjuterike, kandidatët mund të zgjedhin edhe mes Fakultetit të ndërtimtarisë dhe arkitekturës, Fakultetin e shkencave teknike dhe Fakultetin e shkencave sociale. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share