UNSHM: Transport publik për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

PROPOZIMLIGJI DORËZOHET NË KUVEND

UNSHM-ja në Kuvend ka dorëzuar propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsim të Mesëm. Propozimligji i është dorëzuar Kryeparlamentarit, koordinatorëve të grupeve parlamentare, Klubit të deputetëve të rinj dhe Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport. UNSHM-ja pret mbështetjen e të gjithë deputetëve që ligji të votohet me procedurë të shkurtuar.

Sistemi aktual arsimor nuk i trajton njëjtë nxënësit e shkollave të mesme. Akuzat vijnë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët thonë se nxënësit nëpër shkollat private nuk kanë të drejtë transporti. Gjithashtu këtë të drejtë nuk e kanë as edhe nxënësit që jetojnë 2.5 kilometra nga shkollat si dhe nxënësit që vizitojnë praktikën feriale gjatë pushimit të verës.

Ata organizuan një takim me gazetarët, sic thanë, për të ngritur vetëdijen publike për nevojën e transportit publik të drejtë dhe pa pagesë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

“Po sigurisht që kam nevojë për transport publik dhe e shfrytëzoj për transport të përditshëm në Shkup” – tha Bojan Petkovski, nxënës.

“Po mendoj se ne që jemi në shkolla private jemi mjaft të diskriminuar në krahasim nga ato shtetërorë, edhe pse prindërit tanë i paguajnë tatimet e njëjtë dhe taksat nuk i kemi të drejtat e barabarta dhe kushte” – tha Sara Tosheva, nxënëse

Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thonë se nëse propozimligji nuk miratohet në afat prej dy muajve, do të ngritet nisma në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e dispozitave aktuale.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share