United sqaron largimin e CR7

Ylli portugez iku nga ekipi ndërsa në “Old Trafford” vazhdonte të luhej miqësorja kundër Vallecano

Manchester United e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë përplasje me Cristiano Ronaldo, pasi portugezi u largua nga ekipi kur miqësorja kundër Rajo Vajekanos ishte ende duke u luajtur në “Old Trafford”.

Ylli portugez, i cili dëshiron që të largohet në këtë merkato verore nga “Djajtë e kuq” luajti në 45 mintuat e para, por në pushim të takimit ishte futbollisti i vetëm që u zëvendësua nga trajneri Erik ten Hag.

Gjesti i bërë nga sulmuesi 37-vjeçar solli reagimin e mediave britanike, që e quajtën një tjetër shkëndijë mes të dyja palëve, ndërsa e ardhmja e lojtarit është ende e paqartë.

Cristiano Ronaldo u zëvendësua nga Amad Dialo, i cili në minutën e 48 të lojës i dha United kryesimin.

Nëntë minuta më pas, Vallecano barazoi me anë të Alvaro Garsdia Riveras.

Sipas klubit anglez, 37-vjeçari ishte një ndër futbollistët që vendosën të largoheshin më herët se sa sfida të përfundonte.

Sulmuesi luajti për herë të parë me “Djajtë e kuq” nën drejtimin e teknikut holandez, ndërsa kishte munguar për çështje familjare në pesë sfidat e mëparshme.

Ai ka si synim që të largohet nga “Old Trafford”, pasi ekipi nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ri.

Trajneri Ten Hag tha se ishte i kënaqur me paraqitjen e Junajatid gjatë fazës parasezonale dhe mendon se skuadra është gati për sfidën e parë të Premier Ligës kundër Braitonit të dielën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share