Klubi anglez ofron 50 mln Euro për portierin, Interi kërkon më shumë për të rikthyer Lukakun
Manchester United vazhdon përpjekjet për të firmosur me portierin e Interit Andre Onana.
Zikaltrit janë të gatshëm që ta shesin portierin kamerunas, por vetëm me ofertën e duhur. Italianët e vlerësojnë 27-vjeçarin 60 mln euro, por “Djajtë e kuq” deri tani janë të gatshëm që të ofrojnë 50 mln Euro.
Drejtuesit angelezë po punojnë që të gjejnë një akord me ata zikaltër ndërsa oferta e parë është 45 mln euro, shto këtu edhe pesë të tjera bonus.
United është gati që ta paguajë portierin 27 vjeçar 3 mln euro në sezon.
Me të ardhurat e fituara, Interi do të kërkojë që të risjellë në “San Siro” Romelu Lukakun.
Objektivi është që ta huazojë duke paguar 5 mln Euro, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit me çmimin 30 mln Euro.
Ndërsa tek Interi janë duke kërkuar zëvendësuesin e kamerunasit.
Pëlqehet portieri i Shahtjor Donetsk dhe i kombëtares ukrainase, Anatoli Trubin. Alternativa janë gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, që luante Valencia, por edhe indoneziani Audero që luan te Sampdoria.
Klan News