Unioni i Romëve në Frontin Europian/ Kurto Dudush: Dua të mësoj nga Ali Ahmeti që edhe unë të ngris qytetarët romë

Kryetari i Partisë Unioni i Romëve dhe i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, në intervistën për Klan Maqedoni tha se partia e tij po i bashkëngjitet Frontit Europian pasi nuk ka opsion tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ai ka theksuar se nga koalicionimi i deri më tanishëm me shqiptarët është i kënaqur.

“Romët nuk kanë opsion tjetër, përveç Europës, kjo ishte arsyeja më e madhe pse ne u bashkuam rreth këtij koalicioni. E dyta, edhe natyrisht i përkasim dhe jemi më afër edhe gjeografikisht por edhe fetarisht jemi më afër me vëllezërit shqiptarë. Tashmë kemi koalicion lokal me shqiptarët dhe koalicioni jonë funksionon pa pengesa. Kjo na dha motiv shtesë se mundemi jo vetëm në nivel lokal por të koalicionojmë edhe më gjerë dhe kjo të jetë edhe me besim dhe në mënyrë afat gjate”, tha Kurto Dudush.

“Dua të mësoj fillimisht nga ai njeri, dua edhe populli im, populli rom, një ditë të jetë popull i barabartë në këtë shtet. Dhe u morëm vesh dje kur ia zgjatëm dorën njëri tjetrit ku i thashë se dëshiroj të ma transmetoni atë që bërë ju që të më ndihmoni që edhe bashkësia rome të jetë një ditë e barabartë, andaj i dhamë dorën njëri tjetrit se bashkërisht do e bëjmë atë”, tha Kurto Dudush.

Dudush tha se deri më tani qytetarët rom ia kenë dhënë votën edhe pushtetit dhe opozitës maqedonase, por për 35 vite kanë qëndruar në vend./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share