Pas hyrjes në fuqi të Dekretit për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë në bazë të Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe, sot bashkë me kolegun Oliver Spasovski po nisim të zbatojmë të njëjtin dhe në praktikë. Kështu ka informuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes faqes së tij zyrtare në facebook.
Sipas Bushit kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
”Pas hyrjes në fuqi të Dekretit për uniformat dhe shenjat në uniformat e POLICISË në bazë të Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe, sot bashkë me kolegun Oliver Spasovski po nisim të zbatojmë të njëjtin dhe në praktikë. Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të janë edhe në SHQIP. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike.
Tashmë ky vendim është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare” – shkruan Nazim Bushi.