KOLLA E KEQE DHE IMUNIZIMI
UNICEF-i me shqetësime po ndjek numrin në rritje të kollës së keqe në vend dhe lajmet për raste të fruthit në rajon dhe u bashkangjitet thirrjeve të ekspertëve të shëndetësisë për vaksinimin e fëmijëve.
“Vaksinimi i fëmijëve është përgjegjësi kolektive. U bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve; siguroni fëmijëve mbrojtje të tillë ashtu siç kanë siguruar prindërit tuaj në të kaluarën. Keni fuqi ta mbroni fëmijën tuaj, fëmijtë tjerë dhe komunitetin nga sëmundje që mund të parandalohen me vaksina të dëshmuara efikase dhe të sigurta” – thonë nga UNICEF.
UNICEF-i thotë se epidemia aktuale me kollën e keqe rikujton rëndësinë e mbajtjes së përfshirjes me vaksinimin e rregullt të fëmijëve mbi 90 deri 95% që të arrihet imuniteti kolektiv.
Sipas tyre, vetëm me imunitetin kolektiv mund t`i mbrojmë ata që nuk mund të vaksinohen sic janë foshnjet dhe personat me imunitet të dobët.
Nga UNICEF-i bëjnë thirrje që fëmijtë nuk e kanë marrë vaksinën sipas kalendarit kombëtar të imunizimit, me rëndësi është që sa më parë t`i marrin këto vaksina. /tvklan.mk/