Heqja e 5% të TVSH-së për produktet themelore të ushqimit, me cka në nivel mujor mund të kursehen nga 1.200 deri 2.000 denarë, parasheh propozimligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për TVSH-në, që LSDM-ja sot e dorëzoi në Kuvend.
Me këto ndryshime, sipas LSDM-së, do të ketë ulje reale të harxhimeve mujore dhe u bënë thirrje të gjithë deputetëve, pa marrë parasysh ideologjinë politike ta mbështesin ligjin.
“Në propozimigjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për TVSH parashihet heqja e TVSH-së për produktet ushqimore nga 5% deri në 0% TVSH. Me këtë propozim përfshihen mbi 250 kategori produktesh që do të jenë me 0% TVSH. Më me rëndësi është se për zbatimin e propozimligjit nuk ka nevojë të sigurohen mjete financiare dhe kjo masë nuk mund të keqpërdoret nga tregtarët sic ndodhi me masat e Qeverisë Mickoski”, tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe.
Për VMRO-DPMNE-në ky propozim është jo i logjikshëm për shkak se, sic thonë, kreatorët ekonomik të Qeverisë së LSDM-së paraprakisht katër herë kishin refuzuar një zgjidhje të këtillë ligjore.
“Si grup parlamentar nuk do të mbështesim një zgjidhje të këtillë ligjore, për shkak se vazhdon përplasja ditore politike me tema ekonomike nga njerëzit e njëjtë që e sollën maqedoninë në këtë situatë ekonomike. Zgjidhjet e këtilla ligjore nuk kontribuojnë për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, por për krijimin e temave ditore politike”, tha Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
Kreu socialdemokrat Venko Filipçe paralajmëroi se LSDM-ja nuk do të heq dorë nga kërkesa për rritjen e pagës minimale në 450 euro. /tvklan.mk