Koalicini VLEN ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI lidhur me uljen e numrit të këshilltareve në Komunën e Sarajit.
Nga ky Koalicion thonë se përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar nuk është e vërtet.
VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre
Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e pastër.
Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë.
Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë
19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan
23.
Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar.