Ulen rastet me grip – gjatë sezonit 12.741 raste dhe 11 viktima!

GRIPI STINOR

Gjatë periudhës nga 19 deri më 25 shkurt, janë paraqitur 820 raste të të prekurve nga gripi apo 40.8% më pak se javën paraprake – njofton Instituti për Shëndet Publik.

Pjesa më e madhe të të prekurve I takojnë grupmoshës 15 – 64 vjeç, kurse më shumë raste janë regjistruar në Kavadar  – 180 dhe në Strumicë – 134.

Sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë javës, janë regjistruar dy raste të vdekjeve si pasojë e sëmundjeve që asocojnë në gripin.

Bëhet fjalë për persona të moshës 49 dhe 65 vjeç nga Shkupi dhe Velesi, me sëmundje shoqëruese dhe ta pavaksinuar kundër gripit sezonal.

Gjatë sezonit të gripit, janë regjistruar 11 viktima nga sëmundjet që asocojnë në gripin. Pesë janë nga Shkupi, kurse nga një viktimë shënohen në Veles, Kumanovë, Negotinë, Gostivar, Demir Hisar dhe Shtip. Gjashtë janë të grupmoshës 15-64 ndërsa pesë janë mbi 65 vjec.

Në sezonin 2023/2024 numri i përgjithshëm I rasteve me grip shkon në 12.741. Në krahasim me sezonin e kaluar rastet janë rritur për 55.5%, kurse sipas modelit të 13 viteve të fundit ka ulje të rasteve për 19.1% – njoftojnë nga ISHP-ja. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share