Ukrainë: Viktima civile gjatë granatimit rus

REUTERS
A view shows a site of a Russian missile strike, amid Russia’s attack on Ukraine, in Chernihiv, Ukraine August 19, 2023. National Police/Handout via REUTERS

Goditet me predha qyteti verior Çernikov

Shtatë persona humbën jetën, kurse 117 janë plagosur gjatë një sulmi raketor rus në qendër të qytetit Çernihov, në veri të Ukrainës.

Në mesin e të lënduarve janë 12 fëmijë dhe së paku 10 policë. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, gjatë një publikimi në “Telegram” shkroi se janë dëmtuar sheshi kryesor, universiteti politeknik dhe objekti i Teatrit. Ai ka dënuar sulmin dhe kërkoi nga bota që t`i kundërvihet dhunës ruse.

Çernihov gjendet në afërsi të kufirit me Bjellorusinë. Rusia, në fillim të invazionit, pushtoi këtë qytet, por më vonë u rimor nën kontrollin e forcave ukrainase./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share