Ukrainë: Sulm me raketa në ditën e aneksimit

GODITET AUTOKOLONA HUMANITARE, SË PAKU 25 VIKTIMA

Ky filmim dëshmon pasojat e masakrës nga një sulm me raketa të kryer nga ushtria ruse ndaj një autokolone humanitare në Zaporizhia.

Bilanci, 23 të vdekur dhe 28 të plagosur, të gjithë civilë. Masakra u krye nga katër raketa kundër mjeteve fluturuese të hedhura nga avionët ushtarak rusë ndaj një vargu automjetesh që prisnin të kalonin pikën e kontrollit nga zona ukrainase drejt asaj të kontrolluar nga rusët në rajonin e Zaporizhias.

Mes viktimave ka edhe banorë vendas që kalonin postbllokun rus për të vizituar të afërmit e tyre në krahun e pushtuar. Raketat e sistemit S-300 janë aq të fuqishme sa në rrugë hapën një krater në madhësinë gati sa një automjet, siç duket në këto foto.

Edhe pse deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment, rusët pretendojnë se asnjëherë nuk godasin civilë, përveçse objektivave ushtarake, pavarësisht se pamjet tregojnë qartë se pjesë e karvanit nuk ishte asnjë makinë ushtarke.

Sulmi ndodhi në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë dekretet për aneksimin e Zaporizhias dhe 3 rajoneve të tjera të lindjes dhe jugut të Ukrainës që përbëjnë 15% të teritorit të vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share