Ukrainë: 25 të vrarë nga një sulm në ditën e pavarsisë

PRESIDENTI ZELENSKY KISHTE PARALAJMERUAR ME HERET PER SULMET RUSE

Nga sulmi me rus me raketa ndaj një treni plot me civilë në Ukrainë kanë humbur jetën të paktën 25 persona ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur.Presidenti i vendit kishte paralajmëruar më herët për sulmet ruse me rastin e ditës së pavarsisë.

Pas një sulmi rus me raketa ndaj një stacioni treni në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën të paktën 25 persona dhe janë plagosur dhjetra të tjerë.

Presidenti i vendit Volodimir Zelenksi kishte paralajmëruar për rrezikun e “provokimeve të neveritshme ruse” përpara festës së pavarsisë.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi në Chaplyne, një qytet me rreth 3,500 banorë në rajonin qendror të Dnipropetrovsk.

“Katër vagonë digjen”, është shprehur presidenti ukrainas, forcat e shpëtimit janë në vendngjarje por numri i viktimave mund të rritet. Kjo është e përditshmja jonë”, – tha zoti Zelenskyy në një fjalim me video para Këshillit të Sigurimit me rastin e Ditës së Pavarësisë të Ukrainës.

Ukraina ishte përgatitur për sulme veçanërisht të rënda rreth ditës së festës kombëtare që përkujton shpalljen e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. E mërkura shënoi gjithashtu gjashtë muaj nga fillimi i luftës.

Disa ditë përpara Ditës së Pavarësisë, autoritetet e Kievit ndaluan tubimet e mëdha në kryeqytet deri të enjten nga frika e sulmeve me raketa.

Banorët e Kievit u zgjuan të mërkurën nga sirenat e alarmit, por nuk pati sulme të menjëhershme. Me kalimin e ditës, bombardimet ruse u raportuan në lindje, perëndim dhe qendër të vendit. Duket se goditja e stacionit të trenit ishte sulmi më serioz.

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA Antony Blinken në një postim në Tëitter se sulmi në një tren plot me civilë është një mizori ndërsa shprehu se SHBA qëndron përkrah UKrainës , së bashku me partnerë nga e gjithë bota.

GAZETARE: XHUANA LIKA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share