Ukrainasit shkatërrojnë sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – e godasin me dron kamikaz

Brigada ukrainase Hart e rojeve kufitare kanë arritur të shkatërrojnë sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të ushtrisë ruse nw Kharkiv – duke përdorur dronë kamikaz.

Nga kjo Brigadë është bërë e ditur se operacioni është kryer me sukses, dhe madje kanë publikuar pamjet e këtij aksioni, transmeton Telegrafi.

“Grupet tona në terren me ndihmën e dronëve kanë zbuluar dhe shkatërruar sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të forcave pushtuese”, u tha nga ukrainasit.
Sipas rojeve kufitare, goditja ishte aq e precize me dronë, sa që sistemi artilerik ZU-23-2 u përfshi menjëherë nga zjarri.

Në anën tjetër në Luhansk, ukrainasit kanë sulmuar pozicionet ruse me dronë – duke arritur t’i shkaktojnë humbje forcave pushtuese si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share