Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se së shpejti do të vendosë nëse do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për rreth 240,000 ukrainas që u larguan nga konflikti me Rusinë.
Një veprim i tillë do të ishte një ndryshim mahnitës i mirëseardhjes së ukrainasve dhe potencialisht do t’i vendoste ata në një rrugë të shpejtë për dëbim, shkruan Reuters.
Një masë për të hequr statusin e ukrainasve mund të vijë në prill, thanë disa burime.
Raportohet se një urdhër ekzekutiv i Trumpit i lëshuar më 20 janar i bëri thirrje DHS të “përfundojë të gjitha programet kategorike të lirimit me kusht”.
Emigrantëve të cilëve u është hequr statusi i lirimit me kusht mund të përballen me procedura të shpejta të dëbimit.