Frikë për sulme gjatë paradës së 9 Majit në Sheshin e Kuq
Ky dron i rënë javën e kaluar në një fshat 60 kilometra në verilindje të Moskës, ishte dërguar për të vrarë Vladimir Putinin.
Të dhënat, media gjermane Bild shkruan se i ka siguruar nga një grup ukrainas aktivistësh, por është e paqartë ende se sa të vërteta janë këto pretendime.
Ndërsa e përjavshmja tjetër amerikane Neës Week shkruan se autoritetet ruse janë të shqetësuara lidhur me sigurinë gjatë paradës tradicionale ushtarake ruse të 9 Majit, kur përkujtohet fitorja ndaj nazizmit.
Duke iu referuar mediave ruse, Neës Week thotë se në Moskë i druhen sulmeve, veçanërisht me dronë nga Ukraina gjatë paradës, në të cilën mban fjalim edhe Presidenti rus Vladimir Putin dhe janë të pranishëm edhe krerët më të lartë të ushtrisë dhe veteranë të luftës. Për këtë arsye, Sheshi i Kuq në Moskë është izoluar gjatë përgatitjeve për paradën.
Tv Klan