Takimi mbahet në Stamboll pas bisedës telefonike që Erdogan, zhvilloi me Vladimir Putin
Ukraina shpreson për një marrëveshje për të rifilluar eksportet e drithërave. Takimi mbahet në Stamboll, i paraprirë nga biseda telefonike që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi për këtë çështje me Vladimir Putin dhe homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ato po zhvilloheshin mes një qetësie në linjat e frontit të luftës, me Rusinë që ka bërë të ditur se ka rrëzuar katër avionë ushtarakë ukrainas dhe guvernatori i Donetsk raportoi për bombardime të rënda ruse në të gjithë rajonin lindor.
Shtetet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve dhe lejimin e dërgesave të drithit, veçanërisht në shtetet e Lindjes së Mesdhe dhe Afrikës të cilat varen nga drithi ukrainas për të ushqyer popullatën e tyre. Më shumë se 20 milionë ton drithë ukrainase mbahen në magazinat në portin e Odesës në Detin e Zi.
Klan News