Ukraina rrëzoi 70 për qind të dronëve iranianë, thotë shefi i spiunazhit

Autoritetet ukrainase janë përpjekur të shuajnë frikën e publikut për përdorimin e dronëve iranianë nga Rusia, duke pretenduar sukses në rritje në rrëzimin e avionëve të vegjël.

Qytetet anembanë vendit janë duke u tronditur nga sulmet e përsëritura ruse në rrjetet e energjisë – duke përdorur si raketa ashtu edhe dronë.

Publikut i është kërkuar të kursejë energjinë elektrike dhe shumë zona kanë përjetuar ndërprerje.

Shefi i spiunazhit ushtarak të Ukrainës Kyrylo Budanov thotë se ushtria ka rrëzuar më shumë se dy të tretat e rreth 330 dronëve “Shahed” që Rusia ka lëshuar deri të shtunën.

“Terrori me përdorimin e “Shaheds” në fakt mund të zgjasë për një kohë të gjatë”.

“Mbrojtja ajrore në thelb po përballet, 70 për qind janë rrëzuar”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share