Gjermania nuk do të dërgoje sistemin e mbrojtjes ajrore patriot në Ukrainë
Ushtria ruse po bombardon qytete dhe fshatra në Ukrainën lindore, verilindore dhe jugore. Si pasojë e sulmeve me raketa gjashtë persona kanë humbur jetën në Donetsk. Sulmet me drone ruse kanë shkatërruar shumë shtëpi në dy fshatra të rajonit.
Ndërkohë dëshira e Polonisë për të ofruar sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën nuk është plotësuar. Berlini i ofroi Varshavës këtë sistem pasi një raketë u rrëzua dhe vrau dy fermerë në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.
Pas disa diskutimesh, Gjermania ka refuzuar të vendosë sistemin në Ukrainë, kështu që Polonia tani ka pranuar ofertën fillestare. Më herët zyrtarët gjermanë kishin deklaruar se sistemi i mbrojtjes ajrore ishte menduar për përdorim në territorin e NATO-s dhe Ukraina nuk është pjesë e saj.
Sakaq, tema e bisedimeve të paqes është rikthyer edhe një herë tjetër. Ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba ka thënë se Ukraina ka dy kushte, Rusia duhet të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.
Klan News