Ukraina ka njoftuar për nisjen e një programi ndërkombëtar ndihme të quajtur “Gruri nga Ukraina”, një iniciativë kjo për të fituar mbështetjen e vendeve në Afrikë dhe Azi për përpjekjet e tij për të luftuar pushtimin rus.
“Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet garantuese e sigurisë ushqimore botërore dhe madje edhe në kushte kaq të vështira lufte, paria ukrainase punon për hir të stabilitetit global”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy në një konferencë për media gjatë vizitës së kryeministrit të Belgjikës në Kiev, Alexander de Croo.
Programi do të sigurojë dërgesa ushqimore në vendet më të varfra.
Rreth 60 anije do të dërgohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në vende të tilla si Sudani, Jemeni apo Somalia deri në mes të vitit të ardhshëm, tha Zelensky.
Disa vende evropiane kanë rënë dakord të financojnë dërgesat brenda kuadrit të Programit Botëror të Ushqimit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, për shembull, ka deklaruar tashmë se një anije e programit e sponsorizuar nga Gjermania është në rrugën e saj për të dërguar grurin ukrainas në Etiopi.
Gjatë vizitës së tij, De Croo premtoi gjithashtu ndihmën belge.
“Kjo nismë na lejon të parandalojmë problemet e mundshme me furnizimin me ushqim në disa vende afrikane”, tha De Croo, duke shtuar se programi përfiton gjithashtu ekonominë ukrainase./REL