Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi nisjen e kundërsulmit ndaj forcave ruse. Në krah të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ai tha se tashmë është duke u zhvilluar një kundërofensivë e forcave ukrainase, por nuk pranoi të jepte ndonjë detaj.
Komentet vijnë pas një përshkallëzimi të luftimeve në jug dhe lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje pranë Bakhmut dhe në jug pranë Zaporizhzhia, dhe kanë kryer rreth 28 beteja në frontin e luftës.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e saj kishin zmbrapsur sulmet e armikut rreth Bakhmutit dhe 1400 metra në zona të ndryshme që më parë ishin nën kontriollin e rusëve.
Por ministria ruse e Mbrojtjes zbuloi imazhe të copëtimit të tankeve të Ukrainës Leopard dhe mjeteve luftarake të këmbësorisë M2 Bradley të ofruara nga vendet perëndimore.
Sipas një raporti të lëshuar nga Kremlini, ushtarët rusë zmbrapsën disa raunde sulmesh të forcave ukrainase në drejtim të Donetskut jugor dhe Zaporizhzhia.
Nga ana tjetër në rajonin Kaluga të Rusisë që kufizohet me rrethet jugore te Moskës një dron u rrëzua pranë fshatit Strelkovk.
Mes të tjerash presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës kritikoi ndërkombëtarët se janë treguar indiferente ndaj fatkeqësisë humanitare dhe mjedisore të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Kakhovka në fillim të javës, nga të cilat humbën jetën 4 persona dhe janë zhdukur 13 të tjerë.
Tv Klan