Von der Leyen: Rusia në vështirësi, financoni për Ukrainën!
Volodimir Zelenski është njeriu me vëmendjen më të madhe në Forumin Ekonomik të Davosit që po nis të hënën dhe përmbyll punimet të premten.
Zelenski po përpiqet të bindë liderët perëndimorë të vendeve pjesëmarrëse se ndihma financiare e tyre për Ukrainën është jetike për të fituar luftën kundër Rusisë.
I këtij mendimi ishte edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, siç u shpreh në fjalën e saj.
“Rusia po dështon me synimet e saj strategjike, ushtarakisht dhe ekonomikisht. Ndaj dhe Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë dhe në duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e saj.“
Von der Leyen u bëri thirrje vendeve partnere të mos e zvarrisin ndihmën ekonomike dhe ushtarake për Kievin, siç po ndodh me vendet e Bashkimit Europian apo edhe me Shtetet e Bashkuara, ku republikanët kanë bllokuar buxhetin, pikërisht për shkak të shifrave të larta të financimeve për Ukrainën.
Tv Klan