Ukraina kërkon ndihmë më të shpejtë ushtarake

Në një raport të mbështetur nga SHBA thuhet se Rusia po mban të paktën 6 mijë fëmijë nga Ukrainë në kampe

Trupat ruse vijojnë përparimet në zonat lindore të Ukrainës duke thyer dy linja të fortifikuara të mbrojtjes ukrainase.

Presidenti ukrainas e ka cilësuar situatën atje si të vështirë dhe kërkoi ndihmë më të shpejtë ushtarake përpara një ofensive të parashikuar ruse. Kremlini ka intensifikuar sulmet edhe në një zonë të Ukrainës jugore dhe lindore në javët e fundit. Përpjekjet kryesore të Rusisë janë përqendruar në qytetin Bakhmut në provincën Donetsk.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka bërë të ditur se njësitë ukrainase zmbrapsën sulmet në zonat e më shumë se 20 vendbanimeve, duke përfshirë Bakhmut dhe Vuhledar një qytet 150 km në jugperëndim të Bakhmut.

Ukraina po përdor predha por tanimë i duhen municione të tjera, avionë luftarakë si dhe raketa me rreze të gjatë për të kundërshtuar ofensivën ruse dhe për të rimarrë territorin e humbur. Shtetet e Bashkuara dhe NATO janë zotuar se mbështetja perëndimore nuk do të lëkundet përballë një ofensive të afërt ruse.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nga samiti në Bruksel u shpreh se furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë sigurisht që do të diskutohej.

“Unë besoj se vetëm shpenzimi i 2% të PBB-së nuk ​​do të mjaftojë. Ajo duhet të jetë baza për gjithçka që vijon. Qeveria gjermane po debaton për këtë tani dhe së shpejti do të arrijë një marrëveshje.”

Ndërsa sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Ëallace ka deklaruar se aleatët perëndimorë mund ta ndihmojnë Ukrainën më shpejt duke mbështetur pozicionin e tyre në terren në vend që të fokusohen në sigurimin e avionëve.

Ndërkaq në një raport të mbështetur nga SHBA bëhet e ditur se Rusia po mban mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gjë që mund të përbëjë krim lufte. Që nga fillimi i luftës pothuajse një vit më parë, fëmijë të vegjël, madje katëmuajsh, janë marrë dhe janë dërguar në 43 kampe në mbarë Rusinë, përfshirë edhe në Krimenë e aneksuar nga Moska dhe Siberi, për edukim që lidhet me patriotizmin pro-rus dhe për edukimin që lidhet me ushtrinë, thuhet në raportin e publikuar nga Qendra për Hulumtime Humanitare Yale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share