Për herë të parë dezertorët do të lejohen të kthehen në shërbimin ushtarak të pandëshkuar, si pjesë e një projektligji të ri të miratuar nga Parlamenti i Ukrainës të enjten.
Sipas projektligjit, ushtarët që kanë braktisur ushtrinë ose mungojnë pa leje zyrtare (AWOL) nuk do të penalizohen nëse zgjedhin të kthehen vullnetarisht në njësitë e tyre, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Të gjitha çështjet penale kundër tyre do të pushojnë, ndërsa do t’u rikthehen pagat dhe përfitimet sociale.
Legjislacioni i ri është pjesë e një sërë masash të krijuara për të rimbushur radhët e një ushtrie ukrainase të shteruar nga konflikti i saj i vazhdueshëm me Rusinë.
Në tetor, gazeta e lajmeve Kyiv Independent raportoi se qeveria synonte 160,000 njerëz të tjerë në Forcat e Armatosura të Ukrainës për të rritur numrin e trupave.