Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Shtohen mosmarrëveshjet për grupin, Polonia ndalon furnizimin me armë të Ukrainës

Marina e Ukrainës goditi bazën ajrore Saky në Krime duke shkaktuar dëme serioze.

Ushtria ruse ka deklaruar se shkatërroi 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi, ndërsa 12 avionë luftarakë dhe sistemi i mbrojtjes ajrore të lëvizshme ishin vendosur në bazën në Krimenë perëndimore.

Ndërkaq pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky në OKB, Rusia nisi një valë sulmesh ndaj Kievit. Videoja e publikuar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregoi se një lagje e Kievit u pushtua nga zjarri. Shpërthimet e forta tronditën dhe rajonet përreth ndërsa shtatë persona, përfshirë një vajzë nëntëvjeçare, u plagosën.

Sulmet me raketa ruse dëmtuan infrastrukturën energjetike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. Energjia elektrike u ndërpre në pesë rajone Kiev, Zhytomyr, Dnipropetrovsk, Rivne dhe Kharkiv. Edhe disa qytete te tjera ukrainase u vunë në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës, ku dy persona mbetën të vrarë në Kherson.

Nga Tetori deri në Shkurt, Rusia ka sulmuar rregullisht objektet e prodhimit të energjisë në Ukrainë me raketa dhe drone, duke synuar termocentralet dhe hidrocentralet dhe rrjetin elektrik. Kievi ka paralajmëruar prej kohësh se Rusia do të rifillojë sulmet me afrimin e dimrit.

Nga ana tjetër Polonia ka njoftuar se nuk do të furnizojë më me armë Ukrainën në një kohë kur tensionet janë të larta mes dy vendeve për importet e grurit. Arsyeja e mosmarrëveshjeve vijnë pasi BE hoqi kufizimet e saj të përkohshme tregtare mbi drithërat dhe farat vajore të Ukrainës javën e kaluar. Polonia, Sllovakia dhe Hungaria janë kundër masës dhe duan të mbajnë kufizimet e importit, megjithëse kjo do të nënkuptonte shkelje të ligjit të BE-së. Ukraina është përgjigjur duke paraqitur një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share