Studentët: Rektori i ri të punojë më shumë
Nga shtatori universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, do të ketë rektor të ri. Zgjedhjet për rektor të ri filluan sot e për këto zgjedhje studentet pran këtij universiteti thonë që kushdo që të zgjidhet ne kete pozicion duhet që të punoj për këtë detyrë.
“Nuk e dim se kush do të vijë rektor i parë i ri, por të jetë më i organizuar, të ketë organizim më shumë për universitetin”, thotë një student.
“Mendoj se do të punojë punën më të mirë për universitetin “, tha studenti tjetër.
Sipas aplikimeve të dorëzuara, në garë zgjedhore pjesëmarrës për rektor të ri të UKM-së ishin gjashtë kandidatët :
- Biljana Angelova nga Instituti Ekonomik;
- Goran Ajdinski nga Fakulteti Filozofik;
- Ratko Duev nga Fakulteti Filozofik;
- Atanas Koçov nga Fakulteti i makinerisë;
- Hristina Spasevska nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informative (FIETI) dhe
- Dimitar Tashkovski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative (FIET).
Mandati i rektorit të ri do të fillojë nga 16 shtatori i këtij viti deri më 15 shtator të vitit 2026./KlanMacedonia