Në emisionin Klan Debat i ftuar komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti i cili tha:
”Njësia jonë e zjarrfikëve mbulon afër 300.000 banorë, kemi mungesë të stafit sepse kemi territor të madh me gjithë komunat rurale, distanca më e largët është deri në Jazhincë në kufi me Kosovën ku është pak problem të arrihet në kohë sepse sekondat janë në pyetje, për momentin jemi 75 persona, 10 deri në 15 gjithmonë janë në mungesë sepse shkojnë në pushime të rregullta, pushime mjeksore, pra gjithmonë kemi pasur mungesë të punonjësve” – deklaroi Uka Aliti. /KlanMacedonia/