Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Strugë sot njoftoi qytetarët se për shkak reshjeve të shiut, uji në qytetin e Strugës momentalisht është jo i pijshëm.
“Ju njoftojmë se, për shkak reshjeve të shiut, uji në qytetin e Strugës momentalisht është jo i pijshëm. Lusim të gjithë qytetarët që të mos konsumojnë ujin, deri në njoftimin e ardhshëm.”, thonë nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve.