Uji në Shkup është i sigurt për pije, sipas analizave laboratorike të NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup, të marra pas mostrave të testuara, për periudhën nga 18 deri më 22 korrik.
Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 18.7.2022 deri më 22.7.2022 ka marrë 206 mostra fiziko-kimike dhe 206 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr. 183/18)”, njofton NP Ujësjellësi dhe Kanalizim – Shkup.
NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, çdo javë publikon raport javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili është në fakt laboratori i parë në vend që akrediton veprimtarinë e tij sipas standardit ISO17025:2018./MIA