Uji në Shkup është i sigurtë për pije

Uji për pirje në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 23 deri 27 shtator ka marrë 201 mostra për fiziko-kimike dhe 201 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonis, nr. 183/18), njoftojnë sot paradite nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime.

Këto informacione ndërmarrja publike i publikon si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share