Uji i pijshëm/ Banorët: Për komunën e Butelit prioritet Lubanca – e jo Luboteni!

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vite nga lufta e vitit 2001, banorët e Lubotenit vazhdojnë të jenë të lënë pas dore vetëm pse janë shqiptarë, njofton Klan M.

Në vitin 2024, fshati që numëron mbi 900 shtēpi, vazhdon të përballet me problemin e ujit të pijshëm.

“Nuk na ndihmojnë neve, sepse ne jemi shqiptarë. Ata u ndihmojnë maqedonasve. VMRO. Nuk ka rend kemi hapur bunare. Jemi ankuar por s`ka asgjë. Neve nuk na ndihmon Komuna” – shprehet banori i Lubotenit.

“Rast shumë I rëndë! Të mos kesh ujë për përditshmëri në këtë kohë është shumë rëndë. Ne kemi tentuar gjithmonë me Kryetarin me ish-Kryetarin e Komunës dhe nuk ka zgjedhje, nuk shohin zgjidhje për ujin e Lubotenit” – thotë një banor tjetër I Lubotenit.

Kryetari i Bashkësisë lokale, Rexhep Imeri, thotë se politika me vite e ka gënjyer popullatën e Lubotenit.

Thotë se kreu aktual i Butelit nuk dëshiron ta realizojē projektin e ujësjellësit. Sipas Imerit, për Komunën e Butelit, prioritet është Lubanca e jo Luboteni.

“Probleme sa të duash. Ndosh që në disa shtëpi për 3-4 muaj asnjë pikë uji të mos ketë. Njerëzit janë munduar të hapin puse, por edhe kjo nuk mund t`i plotësojë të gjitha nevojat. Politika deri sot na ka mashtruar me vite të tëra, në vecanti Komuna e Butelit është nga 2006, sikur të kishte punuar vetëm në një projekt në Luboten nga 2006 – 2024, do të ishin realizuar projektet më të mëdha në fshat” – thotë Kryetari I BL të Lubotenit, Rexhep Imeri.  

Ndryshe siç njoftoi kryetari i Bashkësisë Lokale, investimi i fundit në rrjetin e ujësellësit është bërë para 60 viteve, e të cilin edhe asokohe banorët e kanë bërë me vetiniciativë dhe vetëfinancim. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share