Ujërat e zeza në Vardar, uji i Vardarit në rezervuarin e ujësjellësit

A PO PËRDOR SHKUPI UJË TË KONTAMINUAR?

Të gjitha të mbjellat në arat e banorëve të fshatit Rahçe shkuan poshtë.

Shumë ka dëm të bërë. Sivjet nuk ka se si ta përshkruaj.

Mua më ka bërë dëm krejt fushën e kam këtu.

Sa hektarë?

Është mbi 1 hektarë.

Çka e ke pas të mbjelltë?

E kom pas me kompira, kunguj, bahçe, patlixhan, groshë. Krejt ara, ajo që është më e madhja, aty nuk ka më asgjë, krejt është ndër ujë, tha Sali Hoxha, banor.

Në vlerë a e kë bë hesap se sa dëm të ka bërë vetëm këtë verë?

Mbi 10 000 euro. Mundin që ia kam dhënë, bereqetin që e ka humbur, plus edhe që duhet ta blej.

Tjetër punë a bën ti? A veç me tokë?

Unë kam edhe stallë, fermën e lopëve.

Duhesh mi ushqi ata, tash si ia bën?

Mbi 10 000 euro dëm kam unë. Si do e përballoj këtë dimër?, tha Zimer Hoxha, banor.

Përveç dëmit të madh që iu është shkaktuar banorëve, uji i Vardarit përzihet me ujërat e zeza.

E ky ujë përfundon në rezervuarin e ujësjellësit, prej ku furnizohet me ujë i gjithë kryeqyteti.

Edhe te ujësjellësi ka hy sigurisht.

Ujërat e pista vijnë nëpër tokat tona. Vijnë përreth shpijave, era nuk durohet natën.

Krejt kjo në më pak se 1 kilometra prej burimit.

Po, më pak se 1 kilometër i ka, a ujërat e zeza hyjnë në Vardar, tha një banor.

Vardari ka vërshuar edhe hapësirën afër burimit. E gjithë kjo për shkak se shtrati i Lumit Vardar nuk është i rregulluar. Banorët thonë se me vite kërkojnë që të rregullohet shtrati, për shkak se përveç se mund të vijë deri tek kontaminimi i ujit që e përdor kryeqyteti, po ua shkatërron edhe të mbjellat.

Përveç se uji i Rahçes nuk është i sigurt, rrjeti i vjetër i ujësjellësit ndikon që humbjet e ujit për pije të kalojnë edhe mbi 50%./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share