UEJL hap dyert për maturantët, regjistrohen edhe studentë nga Kazakistani (VIDEO)

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, maturantët treguan rreth dëshirave të tyre për regjistrim në Unversitetin e Evropës Juglindore në ditën e hapur.

Në ditën e hapur u shpjegua edhe metodologjia e dallueshme e Universitetit në mësimdhënie, ku përqendrimi është te digjitalizimi dhe mendimi kritik, në grupe të vogla, në punë individuale dhe studenti në qendër të vëmendjes. E këto të fundit mezi e presin vitin e parë akademik.

Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik ofron 29 programe studimore në ciklin e parë (Bachelor), 25 programe studimore në ciklin e dytë (Master) dhe 13 programe studimore në ciklin e tretë (PhD).

”Shumë mirë më pëlqen, shpresoj se kur do filloj semestrin do jetë kështu. Më shumë jam e interesuar për arkitekturë” – tha një maturante.

”Do regjistrohem në shkencat politike, mendoj se UEJL ofron rregullsi, diciplinë” – tha një maturant.

”Zgjodha UEJL për të marrë njohuri të reja është ambient i mirë i përshtatshëm për student të ri” – tha një student.

‘Ne jemi studentë nga Kazakistani, ne jemi student internacional. Këtu ndjehemi shumë mirë, studijojmë shkenca kompjuterike” – thanë disa studentë nga Kazakistani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share