UEFA ndëshkon Romën e Mourinho-n, gjobë 50 mijë euro klubit

UEFA ndëshkon Jose Mourinho-n. Organi qeverisës i futbollit europian ka pezulluar me katër ndeshje trajnerin portugez, pasi ofendoi gjyqtarin kryesor në fundin e finales së Europa League kundër Seviljës. Fjalët e papërshtatshme ndaj Antony Taylor kanë sjellë edhe pasojat, me Mourinho-n që do të mungojë në pothuajse gjithë sfidat e grupit të Europa League në sezonin e ardhshëm. Ky nuk është dënimi i vetëm në radhët e klubit italian.

Roma do të luajë sfidën e parë pa tifozë vendas në garat e UEFA-s, për ndezjen e fishekzjarreve, hedhjen e sendeve të forta dhe shkaktim dëmesh në duelin final kundër spanjollëve dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh. Klubi italian do të ketë kohë 30 ditë për të shlyer dëmin e stadiumit e Budaspestit ‘Puskas Arena’. Pritet që të ketë një apelim të Romës, e cila është ankuar për vendimin e arbitrit Taylor në atë finale. Por masat ndëshkimore nuk mbarojnë këtu. Në lupën e UEFA-s ka përfunduar edhe sfida mes Romës dhe Leverkusen, me tifozët italian që krijuan tensione në stadiumin “Olimpico” dhe jashtë tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share