UEFA, në EURO 2024, deri tani, ka shqiptuar shumë dënime dhe sanksione. Ka inkasuar thuajse 1.3 milion euro nga Federatat e Futbollit.
Gjysma e kësaj shume vjen nga dënimet për vendet e Ballkanit. Në krye të listës gjendet Federata e Kroacisë që duhet të paguajë 220.875 euro, pason Federata e Shqipërisë me 171.375 euro kurse në vendin e tretë është Federata serbe më 166.625 euro.
Asnjë federatë tjetër nuk ka dënim më të lartë se 100.000 euro. Afër kufirit janë Turqia dhe Zvicra, kurse tre Federata – Franca, Sllovakia dhe Spanja nuk kanë asnjë dënim.
Përjashtim bën Gjermania që nuk është dënuar për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve, por për shkak të lëshimeve organizative./tvklan.mk/