UEFA mban në ankth Juventusin

Fati i Juventusit nuk është vendosur ende. Torinezët pritet të dënohet nga UEFA pas problemeve ligjore me drejtësinë europiane për manipulimin financiar. Organi qeverisës i futbollit europian besohet se do e marrë vendimin në muajin Korrik, duke lënë në ankth drejtuesit dhe lojtarët e bardhezinjve.

UEFA kërkoi nga Federata Italiane e Futbollit dhe nga prokuroria e Torinos të gjithë dokumentacionet e nevojshme për hetimin që u krye në lidhje me shkeljet e rregullave të Fair Play financiar. Nga kjo, UEFA do të nxjerr edhe shkeljet e Juventusit, që duket se do të sjellin pasoja të rënda.

Sipas mediave italiane, përjashtimi nga Kupat e Europës është teoria më e mirë, duke mos luajtur në Conference League. Por, duket se “zonja e vjetër” do të marrë edhe një gjobë të majme nga Organi Europian i futbollit.

Në fundin e vitit të shkuar, Juventus kishte firmosur një marrëveshje me UEFA ku gjoba prej 23 milionë euro të reduktohej në 3 milionë euro, me kusht që torinezët të përmbushnin të gjithë detyrimet financiare, të ishte korrekt me rregullat e UEFA-s, diçka që me sa duket nuk është realizuar nga drejtuesit e bardhezinjve. Në çdo rast, çështja “Juventus” pritet të përfundojë në dyert e arbitrazhit sportiv në Lozanë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share