UEFA kundër huliganizmit, Ceferin e konsideron si “kancerin e futbollit”

Në krah të Kryeministrit grek Mitsotakis, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ju kërkoi shteteve evropiane që të ndihmojnë në eliminimin e huliganizmit, të cilin ai e konsideroi si “kancerin e futbollit”.

Apeli i numrit një të futbollit evropian nga Athina vjen vetëm disa ditë pas përleshjeve që shoqëruan ndeshjen e futbollit mes skuadrës së AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit. Në këto akte vandale u vra një tifoz grek i moshës 29-vjeçare.

Ceferin tha se huliganizmi ishte një problem mbarë evropian ndaj duhej bashkëpunim për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla.

Më shumë se 100 persona, shumica prej të cilëve shtetas kroatë, janë akuzuar për krime dhe janë ndaluar nga autoritetet greke në pritje të gjyqit.

Paraburgimi i tyre ka sjellë tensione mes Greqisë dhe Kroacisë edhe në nivel politik.

Ministri i jashtëm grek Gerapetritis siguroi homologun e tij kroat se të drejtat e të arrestuarve do të respektohen plotësisht.

Kryeministri Mitsotakis deklaroi se Greqia po shqyrton masa strikte për t’i dhënë fund dhunës në aktivitetet sportive.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share