UEFA: Euro 2028 në Britani dhe Irlandë, Euro 2032 në Turqi dhe Itali

UEFA zyrtarisht ka publikuar nikoqirët e Kampionatit Evropian të futbollit në vitin 2028 dhe 2032. Sic dihet EURO 2024 do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Britania e Madhe dhe Irlanda do të jenë nikoqire të Kampionatin Evropian në futboll në vitin 2028. Qytetet nikoqire të propozuara janë Belfasti, Birmingemi, Kardifi, Dublini, Glasgou, Liverpuli, Mançestreri, Njukasli dhe dy stadiume në Londër.

Në vitin 2032 nikoqir të Kampionatit Evropian do të jenë Italia dhe Turqia. Në fazën fillestare janë propozuar 20 stadiume, prej të cilëve do të zgjidhen 10, nga 5 për secilin vend, ka njoftuar UEFA.

Për EURO 2028 kandidatura e Britanisë së Madhe dhe Irlandës mbeti pa alternativë, pasi Turqia përqëndroi fokusin për katër vite më vonë në organizimin e përbashkët me Italinë. Kjo zgjedhje u konfirmua edhe nga qendra evropiane në Nion të Zvicrës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share