Rrjetet sociale ‘zbulojnë’ prapaskenat, gati oferta zyrtare për portugezin
Emri i Cristiano Ronaldos vijon të lakohet te shumë skuadra Europiane. Portugezi konsiderohet si një lojtar që do i jap fund aventurës te Mançester Junajtid dhe për këtë shkak ekipe të ndryshme po tentojnë ta joshin për tu transferuar tek ta.
Një prej tyre është Udinese, skuadër nën mesatare në Seria A italiane, por që nuk ka pritur gjatë për të ftuar Ronaldon për t’iu bashkuar që në merkaton e Janarit.
Në fakt ka qenë një ftesë e një tifozi në rrjetet sociale ajo që ka ngjallur dëshirën e Udinese për të menduar blerjen e Ronaldos. ‘Eja te Udinese’ shkruan ai duke i bërë TAGG klubit friulian, i cili ka komentuar një emoji sysh.
Sulmuesi portugez ishte i etur për të gjetur një skuadër të re larg “Old Trafford” gjatë merkatos së verës, teksa në objektivin e tij ishte një skuadër që luftonte në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht interesit të lartë nga shumë skuadra, si PSG, Atletico Madrid apo edhe Napoli, Ronaldo vendosi që të qëndrojë në Angli dhe të luajë për herë të parë në karrierë në grupet e Europa League, ku ka arritur të shënojë edhe golin e parë që prej ky turne mori këtë emër.
Mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i Ronaldos, i cili duke parë edhe situatën te Manchester United mund të zgjedh një tjetër skuadër në merkaton e Janarit për të vijuar karrierën. Për kartonin e tij, “Djajtë e kuq” kërkojnë pak më shumë se 10 milionë Euro. Shifër që Udinese do e ketë të vështirë për ta paguar, gjithsesi, zërat ekzistojnë dhe merkato na ka mësuar se transferime të bujshme mund të ndodhin.
Klan News