Udhëtimi i parë jashtë vendit që nga fillimi i Covid-19 për presidentin kinez

Xi- Jinping pritet të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin

Xi Jinping do të largohet nga Kina për herë të parë në më shumë se dy vjet për një udhëtim këtë javë në Azinë Qendrore, ku do të takohet me  homologun e tij rus Vladimir Putin.

Presidenti kinez do të bëjë një vizitë në Kazakistan të mërkurën.Dhe më pasi ai do të takohet me Putinin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Ndihmësi i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve javën e kaluar se presidenti rus pritej të takohej me Xi në samit por Kremlini nuk pranoi të jepte detaje mbi bisedimet e tyre.

Takimi do t’i japë Xi- Jinpingut një mundësi për të nënvizuar ndikimin e tij ndërsa Putini mund të demonstrojë animin e Rusisë drejt Azisë. Të dy liderët mund të tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ashtu si Perëndimi kërkon të ndëshkojë Rusinë për luftën në Ukrainë.

Bashkëpunimi mes dy vendeve është një zhvillim gjeopolitik që Perëndimi po e shikon me ankth.

Megjithëse kontradiktat historike janë të shumtames dy vendeve, nuk ka asnjë shenjë se Xi-Jinping  është gati të heqë dorë nga mbështetja për Putinin në konfrontimin më serioz të Rusisë me Perëndimin që nga kulmi i Luftës së Ftohtë.

Ndërsa presidenti kinez  është takuar personalisht me Putinin 38 herë që kur u bë president i Kinës në vitin 2013, ai ende nuk është takuar personalisht me Joe Biden që kur ky i fundit u bë President i SHBA në 2021.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share