Udhëtarët s’deshën të ndalen, treni shkel kamionetën, vret 8 veta në Tajlandë

Të paktën 8 veta kanë vdekur në një aksident hekurudhor në Tajlandë, kur treni shtypi një kamionetë, që i doli para, mëngjesin e së premtes.

Autoritetet vendore thanë se edhe 4 veta kanë pësuar lëndime në këtë ngjarje që ndodhi në qarkun Muanf, në lindje të vendit.

Pronari i kamionetës, i cili ka shpëtuar, ka thënë se ai e kishte dëgjuar sirenën e trenit dhe e kishte parë se ky mjet po afrohej, por, siç shtoi, udhëtarët tjerë në makinën e tij i kanë kërkuar të mos ndalet.

Autoriteti i Hekurudhave Shtetërore konfirmoi se në aksident humbën jetën një 18 vjeçar, 2 persona në të njëzetat dhe 5 tjerë mbi 55 vjeç. Të gjithë të lënduarit ishin nga 20 deri 30 vjeç.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share