Një marrëveshje e mundshme paqeje për Ukrainën do të jetë në fokus ndërsa liderët botërorë mblidhen sot për Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih.
Kjo vjen pas njoftimit të papritur të presidentit amerikan Donald Trump në fillim të kësaj jave se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord në një telefonatë për të filluar bisedimet për t’i dhënë fund luftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij duhet të përfshihet në negociata – Kremlini tha se Ukraina “do të marrë pjesë në një mënyrë ose në një tjetër”.
Trumpi ka thënë se përfaqësues nga SHBA, Rusia dhe Ukraina do të jenë në Mynih për bisedimet e paqes.
Por Rusia – e cila nuk po merr pjesë zyrtarisht në konferencë – nuk ka komentuar dhe një zyrtar i lartë ukrainas tha se “bisedimet me rusët në Mynih” “nuk priten”.
Zelensky do të jetë i pranishëm dhe do të takohet me Zëvendëspresidentin e Trumpit, JD Vance dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Në Mynih po qëndron edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.