Ushtria Çlirimtare organizatë terroriste, ky është libri që është promovuar sot e që është shkruar nga profesori Ivan Babanovski. Në të flitet për të bëmat e Ushtrisë Çlirimtare e cila cilësohet si organizatw terroriste e në të cilën janë përfshirë edhe emrat e komandatëve si, Rexhep Selimi, Gëzim Ostreni, Jonuz Musliu, Ramiz Lladrovci, Luan dhe Daut Haradinaj, Ali Ahmeti e shumë të tjerë. Në këtë promovim, morri pjesë edhe kreu i ZNAM, Maksim Dimitrievski që është edhe pjesë e shumicës qeveritare.
Sipas profesorit Babanovski ngjarjet e 2001-shit ishin sulm kundër forcave demokratike dhe kundër bashkëjetesës së popullit maqedonas. Ai luftën e vitit 2001 e cilëson si agresion të shqiptarëve kundrejt popullit dhe shtetit.
“Ngjarjet e vitit 2001 praktikisht ishin agresion kundrejt Maqedonisë nga një teritor i huaj me ndihmë të ushtarëve të huaj. Manipulantët politik bënë që të duket se lufta dhe mosmarrwveshja ishte mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kjo është një mashtrim i madh. Lufta ishte kundrejt strukturave kriminale sepse mafia i financon të gjitha organizatat terroriste në nivel botëror. Në libër, unë shkruaj edhe atë se shteti ka për obligim të vërtetojë se çfarë ndodhi me 14 familjet shqiptare që u kidnapuan dhe për të cilët tash nuk dihet asgjë, se ku përfunduan po edhe ku e kanë vendin e varrimit Kjo është sikur e njëjtë siç shteti ka për obligim ti dënojë të gjithë terroristët të cilët gjuajtën kundër pjestarëve të ARM-së dhe kundër studentëve të mij të cilët ishin polic dhe pjestar të shërbimeve të sigurisë” – tha Babanovski.
Për librin UÇK-ja organizat terroriste foli edhe Vlladimir Pivovarov. Sipas tij në 2001-shin u tentua spastrimi etnik i maqedonasve dhe i njëjti u arrit në disa zona. Thotë se, kundër Maqedonisë, u kthyen shtetasit e Kosovës të cilët Maqedonia i pranoi si “të ikur nga lufta”.
“Ishim ne ata që u ofruam dorën e ndihmës në periudhën e vështirë atyre që ikën nga lufta në Kosovë dhe po të njëjtit u kthyen në malet dhe vendet tona e bën atë që e bënë, unë them krimin. Nëse sot pyetemi, a ishte ai konflikt, a ishte luftë? është sqaruar mirë se konflitki zgjat, 1 orë 2, apo 3 orë ose 1 ditë e dy dhe përfundon megjithatë, dhimbja jonë zgjati 8 muaj. Çka ndodhi pas saj, e kemi patjetër ta pranojmë, edhe pse autoritetet nuk e pranojnë, pësuam spastrim etnik, në rajonin e Likovës ku unë jetoj nuk ka më serb e maqedonas që jetojnë, ata kishin bashkëjetesë të mirë me fqinjët e tyre gjithashtu edhe në Haraçinë” – tha Pivovarov.
Për librin dhe ngjarjet e 2001-shit foli edhe Grozdan Cvetkovski ish drejtor i qendrës analitike në shërbimet e kundër zbulimit gjatë periudhës 2001. Sipas tij ushtarët e UÇK-së erdhën nga protektorati i quajtur Kosovë. Thotë se UÇK-ja në Maqedoni ka kryer disa sulme dhe është promovuar në vitin 97-të.
“Nga protektorati Kosovë në Maqedoni “sulmoi” një organizatë paramilitare teroriste nën një maskë perfide, “ushtarë për të drejtat e njerëzve” kurse qëllimi ishte uzurpimi i teritoreve të sllavo-maqedonasve sipas termit të tyre. Promovimi i UÇK-së nëse mund ta quajmë ashtu ishte më 17 dhjetor të vitit 1997 kur me përbërës eksploziv u sulmua një pjesë e gjykatës në Gostivar. Aksionet teroriste gjithësej diku 31 apo 32 vazhduan tre vitet e ardhëshme domethënë, vitin 97,98, 99 dhe vitin 2000, më shumë se tre vite që në fillim të 2001-shit të kalohet në fazë më të lartë të intensifikimit dhe legjitimimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare” – tha Grozdan Cvetkovski.
Ndryshe, libri kundër UÇK-së ishte vëllimi i dytë nga po i njëjti profesor i cili kujtojmë se ka qenë i angazhuar në shërbimet e sigurisë së shtetit në vitin 2001 dhe para saj. E krejt në fund, libri kundër UÇK-së është përfunduar me një thënie që pretendohet të jetë e profetit Muhamed që thotë: “Derisa nuk dëgjohet asnjë këmbanë, detyra nuk është përfunduar” /tvklan.mk/