Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyera.
Ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune. Por gjithçka shkoi keq! Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin.
Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë. Pas kësaj, shqiptari u arrestua. Ndërkohë italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë, do duhet të qëndrojë edhe për 25 ditë në spital./tvklan.al