U zunë për kanalizimin e ujërave të zeza – vritet 55 vjeçari në Shqipëri

Shefi i Komisariatit nr. 5, Oliger Torba, dha të tjera detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi këtë të enjte në Kamëz.

Ai u shpreh se autori Maliq Marku, 70 vjeç u arrestua në banesën e tij fill pas ngjarjes. Rezulton se arma që ai ka përdorur është pa leje dhe është sekuestruar.

Torba tha se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Shefqet Hasa, 55 vjeç ndërsa Besim Keqa është plagosur. 50-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit për një kanalizim të ujërave të zeza.


Oliger Torba: Autori quhet Maliq Marku, 70 vjeç, u arrestua në banesën e tij. Është bërë dokumentimi i ngjarjes. Rezulton se janë dy persona të dëmtuar, Shefqet Hasa i cili ka ndërruar jetë dhe Besim Keqa që ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Motivi i konfliktit është për motive të dobëta. Ne po bëjmë veprimet tona procedurale. Autori akoma nuk është pyetur sepse është shumë shpejt. Arma ishte pa leje dhe u kap nga shërbimet e policisë në banesë.

Pyetje: Thatë për një konflikt për motive të dobëta, për çfarë bëhet konkretisht fjalë?

Oliger Torba: Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza, që po verifikohet nga ana jonë. Janë në një lagje. Konflikti ka qenë i çastit, pasi nga ana e kanalizim ujësjellësit kanë marrë piketimin dhe kanë kryer veprimet administrative

Pyetje: Banorët shprehen për konflikte të hershme mes tyre?

Oliger Torba: Nuk kemi pasur informacione të tilla. Konflikti ka qenë i çastit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share