Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 48-vjeçari, i cili shihet në një video të postuar në rrjetet sociale duke dhunuar nënën e tij.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet A.M., banues në Tiranë, shkruan A2 CNN.
48-vjeçari u arrestua për veprën penale “dhuna në familje”.