U votuan ministrat e rinj – Shumica ka 65 deputetë

Me 65 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët në Kuvendin e RMV-së zgjodhën ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Kovaçevski, përcjell Klan Macedonia.

Krenar Lloga është Ministri i ri i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti është Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu u votua për Ministër të Shoqërisë Informative dhe Administratës, ndërsa Kaja Shukova do të drejtojë Ministrinë e Ekologjisë.

Ndërkaq Menduh Thaçi nuk ka votuar me kartelën elektronike dhe kreu i Kuvendit disa herë ka ndërhyrë duke i kërkuar Thaçit që të deklarohet duke votuar me ngritje dore. Pasi ka votuar, është konstatuar se ministrat e rinj janë zgjedhur me 65 vota pro./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share