Modelja Xhuli Nura tash e një kohë po shijon një lidhje dashurie me Gerti Beqirajn.
Pati aludime të ndryshme rreth kësaj marrëdhënie, por duket se është më e fortë si kurrë.
Një nga ndjekësit e ka pyetur partnerin e ish-banores së Big Brother se përse janë ndarë, teksa nuk mungoi një përgjigje e menjëhershme.
“Hahahah përgjithmonë”, ka qenë përgjigja me ironi e tij.
I njëjti iu përgjigj edhe një tjetër ndjekësi që i tha se si është njohur me bukuroshen nga Drenica.
“Në Instagram më së pari, aty ku ia kam nis me shkru tani jemi takuar në Prishtinë”, u shpreh ai.
Të njëjtit veç lidhjes emocionale thuhet se kanë edhe një biznes së bashku. /Telegrafi/