U sulmua, si paraqitet gjendja e kryeministres daneze

Lëndimet që ka marrë kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen gjatë sulmit të së premtes janë të lehta.

Ajo u godit në qendër të kryeqytetit teksa ishte duke marrë pjesë në një ngjarje për zgjedhjet  e Parlamentit  Evropian.

‘Kryeministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, por ajo është e tronditur nga incidenti”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.

Në njoftim bëhet e ditur se Frederiksen është dërguar menjëherë  në spital për një kontroll  mjekësor pas incidentit. Autori një 39-vjeçar pritet të dalë para gjykatës për tu marrë në pyetje.

Sulmi ndaj kryeministres daneze  u dënua nga disa liderë evropianë  dhe vjen teksa  danezët përgatiten të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për zgjedhjet evropiane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share